Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi që të enjten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Vendimi i KQZ-së, Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, pretendon se është “politik”, antidemokratik” dhe “i paligjshëm”.

“Regjimi i Albin Kurtit dëshiron të pengojë pjesëmarrjen e Listës Serbe, kështu që t’ua ndalojë të drejtën serbëve për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre”, ka thënë Elek, në një konferencë për media.

Ndryshe, të martën, Lista Serbe sërish nuk u certifikua nga KQZ për pjesëmarrje në zgjedhje. Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe ka marrë vetëm dy vota për, dy kundër dhe shtatë abstenime.

Anëtarët e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi e Alban Krasniqi votuan kundër certifikimit, ndërsa përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së abstenuan.