Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra, ka thënë se ka parë Albin Kurtin në kapitullin e parafundit të tij politik në ditën kur s’i është votuar qeveria e re.

“Unë atë ditë në Kuvend e kam parë Albin Kurtin para fundit të tij”, ka deklaruar deputetja.

Deliu-Kodra ka thënë se ky dështim në votim ka qene thyerje e mitit dhe tregues që Kurti s’ka vota e as besim.

“S’mund t’i quash njëherë kolegët hajvana e miza, e në Kuvend të bëhesh qengj i butë e të thuash së na duhet uniteti”, ka shtuar ajo.

Deputetja e PDK-së ndër të tjera ka thënë se Qeveria e re pas zgjedhjeve të reja do të bëhet pa Albin Kurtin dhe LVV-në.