Gjashtë anëtarë të një komisioni të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të prirë nga Yunus Emre, ka arrirë në Kosovë për të vëzhguar zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Lajmi është bërë ditur nëpërmjet një postimi në platformën sociale X, në të cilin tregohet se delegacioni do të takojë përfaqësues të partive kryesore politike shqiptare e ato të komuniteve jo-shumicë si dhe me kryetarët e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore.
Po ashtu një ekspert nga Komisioni i Venedikut, grupi i ekspertëve të pavarur ligjorë pranë Këshillit të Evropës, do të ofrojë asistencë ligjorë gjatë vizitës tre-ditore.









