Nga një zë i fuqishëm që tronditi debatet kombëtare e deri te heshtja e fundit, akademiku Rexhep Qosja lë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në letërsi, mendim dhe politikë shqiptare.
Mesditën e këtij 23 prilli, nipi i tij, disi pa zhurmë kumtoi vdekjen e letrarit Rexhep Qosja.
Ironikisht apo jo, mjeshtri vuthjak i letrave shqip jetoi një jetë krejt ndryshe nga se shkoi nga kjo botë.
Ai qe i zhurmshëm në debate, i pranishëm kudo, duke hapur horizonte mendimi e duke iluminuar shkronjë pas shkronje një popull të shtypur shqiptar.
Profesor Qosja u morr me akademikë thuajse gjithë jetën e tij. Një kohë ai shërbeu si profesor në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës e më pas udhëhoqi Institutin Albanologjik në Prishtinë. Në fund të shekullit të kaluar, Qosja veshi edhe petkun e politikanit, duke udhëhequr Partinë Lëvizja Demokratike për Bashkim si dhe duke qenë një ndër figurat kyçe të delegacionit të Kosovës në negociatat e Rambujesë.
Rexhep Qosja (i katërti nga ana e majtë në rreshtin e parë) në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe të vitit 1972 si Drejtor i Institutit AlbanologjikRexhep Qosja në Konferencën e Rambujesë, duke shtrënguar duart me Kryetarin e delegacionit, Hashim Thaçi, Presidentin, Dr. Ibrahim Rugova dhe publicistin Veton SurroiRexhep Qosja në mesin e dy kryeministrave shqiptarë, atij të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, pasi pranoi çmimin “Ylli i Medaljes” nga Qeveria shqiptare më 27 shtator 2021, në Prishtinë.Qosja në vitet e fundit të jetës, në dhomën e tij private, duke shkruar në një makinë mekanike shkrimi e publikuar në llogarinë e tij në Facebook.