Arian Tahiri ka shënuar fitore spektakolare në Mitrovicë, duke mposhtur Faton Pecin, Albin Kurtin, një qeveri të terë, dy parti e deputetë.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës ka fituar pa balotazh, sipas EXIT POLL-it të UBO-së, i publikuar në Debat Plus. Tahiri sipas këtij EXIT POLL-i ka marrë 55.9 %, e Faton Peci 39.7 %.

Për disa ditë, gati krejt Qeveria, Vetëvendosje dhe partia Guxo kishin zbarkuar në Mitrovicë.

Por, ky del të jetë një dështim spektakolar i Albin Kurtit që në mbyllje të fushatës kandidatin e PDK-së e quajti “gomë rezervë”.