Mitrovicë Hapet për qarkullim njëra nga urat e reja mbi lumin Ibër

Është lëshuar për qarkullim njëra nga urat e reja mbi lumin Ibër.

Mitrovicë Hapet për qarkullim njëra nga urat e reja mbi lumin Ibër

Ura e re mbi lumin Ibër

Ka përfunduar ndërtimi i njërës prej urave mbi lumin Ibër – që lidh Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut. Kjo urë është lëshuar tashmë për qarkullimin e automjeteve.

Lajmi për lëshimin e qarkullimit të urës së re mbi Ibër është bërë publik nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka publikuar edhe një video duke lëvizur me veturë në urë.

“Të dashur qytetarë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, urime ura e re!”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ani pse u lëshua për qarkullim, sot nuk pati asnjë ceremoni të prerjes së shiritit – përkundër pompozitetit në ndërtimin e saj.

Ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër kishte filluar në fillim të korrikut. Në vendosjen e gurthemelit kishte marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

LAJME

PO ZHYTEN NË BORXHE Ministria e Bujqësisë s’po ua jep mijërave fermerëve subvencionet që i kanë fituar tash e sa muaj

NË PËRVJETORIN E PAVARËSISË Më 17 shkurt protestohet në mbrojtje të çlirimtarëve

POLICIA T’I OFROJË MBROJTJE AGK dënon kërcënimin me vrasje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

FAKT YOU

PO ZHYTEN NË BORXHE Ministria e Bujqësisë s’po ua jep mijërave fermerëve subvencionet që i kanë fituar tash e sa muaj

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VV-JA I SHPËRBLEN Çka ndodh me njerëzit që vjedhin vota në Kosovë?

DHOMA SPECIALE

SPEKULATIVI Nga Specialja drejt GJPN-së: Gjyqtari i anshëm zviceran kërkon ngritje në drejtësinë ndërkombëtare

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani