Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes për Kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, është duke e fituar garën kundrejt Arian Tahirit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Me 98.10 për qind të votave të numëruara, Peci ka grumbulluar 53.53 për qind të votave apo 17 mijë e 542 vota, ndërsa Tahiri 46.47 për qind apo 15 mijë e 228 vota.