Arian Tahiri, kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, ka votuar bashkë me bashkëshorten në Mitrovicë.

Ai ka shprehur rëndësinë e kësaj ditë, ndërsa ka pretenduar se ka pasur lëvizje të dyshimta makinash në Mitrovicë mbrëmjen e kaluar.

“Mesazhi im është që është një ditë e rëndësishme për qytetin e Mitrovicës që sot bashkërisht vendosim për qeverisjen tonë të ardhshme në katër-vjeçarin e ardhshëm”, ka thënë Tahiri.

“Mbrëmë ka pasë informacione se ka pasë lëvizje të dyshimta të disa veturave, një numri të madh të veturave, në qytetin e Mitrovicës, me targa 01 pjesa dërrmuese e tyre, mirëpo organet kanë qenë të informuara dhe besoj se ato e kanë ba punën e vet dhe jon duke e ba punën e vet në mënyrën ma profesionale të mundshme”, përfundoi Tahiri.