Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nuk parasheh aksione të tjera kundër Venezuelës pas kapjes se presidentit të këtij vendi, Nicolas Maduro, sipas senatorit republikan Mike Lee.

Mike Lee ka konfirmuar arrestimin e Maduros me qëllim që të dalë në gjyq për akuza penale të SHBA, pas një telefonate me Rubion.

“Ai (Rubio) nuk parasheh aksion të mëtejmë në Venezuelë tani që Maduro është në mbajtje në SHBA”, ka deklaruar Lee.

Lee ka shtuar se sulmet amerikane janë kryer për të mbrojtur personat që po ekzekutonin urdhrin e arrestit për Maduron.

Kujtojmë se SHBA-të kryen një operacion të gjerë ushtarak me qëllim largimin e Maduros nga ulësja e presidenti të Venezuelës, pas akuzave që ky i fundit ka për narko-trafikim drejt SHBA-së. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar sulmin, ndërsa ka njoftuar po ashtu se kanë kapur Maduron bashkë me gruan e tij, duke paralajmëruar një konferencë për media për detaje të tjera.