Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbërritur në Dhomat e Specializuara të Kosovës, aty ku pritet që së shpejti të merret vendimi final për ish-krerët e UÇK-së.
Para hyrjes në objekt, Konjufca foli shkurt, duke thënë se pret vetëm një aktgjykim lirues.
“Sot është i pritshëm një dhe një vendim për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë ata, e ky vendim është një aktgjykim lirues për katërshen e UÇK-së”, deklaroi Glauk Konjufca.
Ai tha se, lufta e UÇK-së ishte luftë e domosdoshme.
“Lufta jonë ishte një luftë e domosdoshme mbrojtëse, kishte vetëm një qëllim, qëllimin e lirisë dhe stopimin e gjenocidit që ishin duke e kryer në atë kohë forcat ushtarake e policore serbe”, tha Konjufca.









