Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, viziton një burg izraelit ku foto të mëdha të shkatërrimit në Gaza ishin varur që të burgosurit palestinezë t’i shihnin.
Në një video të lëshuar nga vizita, Ben Gvir shihet tek bën me gisht drejt fotos, duke thënë se të burgosurit janë të detyruar ta shohin skenën përgjatë rrugës së tyre të përditshme për kohen në oborr, e duke pretenduar se njëri ka identifikuar shtëpinë e tij.
“Kjo është se si duhet të duket”, shton ai.
Pamjet, të postuara në Telegram, ka përshkrimin: “Shërbimi i burgut në Izrael ka vendosur foto të Gazës së shkatërruar në anët e terroristëve – ashtu që ata të kuptojnë se nuk duhet të ngatërrohesh me popullin e Izraelit!”
Kjo vizitë ndodhi vetëm ditë pasi Ben Gvir ishte filmuar duke i thënë palestinezit të famshëm të burgosur, Marvan Barghouti: “Ju nuk do të fitoni. Kushdo që ngatërrohet me kombin e Izraelit, kushdo që vret fëmijët dhe gratë tona – ne do t’i fshijmë nga faqja e dheut. Ju duhet ta dini këtë, kjo ka ndodhur përgjatë krejt historisë”.