MINISTRE, KANDIDATE, E PANDEHUR Rozeta Hajdari shkon sot në gjykatë si e akuzuar për rastin e rezervave shtetërore

Rozeta Hajdari sot paraqitet para gjykatës si e pandehur në rastin e rezervave shtetërore.

MINISTRE, KANDIDATE, E PANDEHUR Rozeta Hajdari shkon sot në gjykatë si e akuzuar për rastin e rezervave shtetërore

Rozeta Hajdari

Një aktakuzë voluminoze, me detaje, emaila, vendime e fatura që flasin për shkelje ligjore në procedurat për rezervat shtetërore, do të nisë të shqyrtohet nga sot në gjykatë dhe aty do të ulet si e akuzuar hiç më pak se Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Hajdari, e cila tani është kandidate për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, do të jetë në seancën e parë shqyrtuese për akuzën që e ngarkon atë dhe dy zyrtarë tjerë të ministrisë – Irfan Lipovicën dhe Hafiz Garën, si dhe një biznesmen të afërt me pushtetin, Ridvan Muharremi, i njohur si Ridi.

Hajdari dhe të tjerët akuzohen se i kanë shkaktuar dëm rreth 3 milionë euro buxhetit të shtetit të Kosovës.

Kur aktakuza iu ngrit nga Prokuroria, Hajdari doli e foli duke akuzuar me emra prokurorët se kanë bërë gjoja përndjekje politike ndaj saj. Ajo edhe i akuzoi se kanë shkelur ligjet për sekret shtetëror.

Vendimin për shmangie të procedurave tenderuese për blerjen e rezervave shtetërore Hajdari e kishte marrë nga shefi i saj, Albin Kurti, i cili pasi ka refuzuar të flasë para prokurorisë pas disa ftesave për këtë aferë, është propozuar të thirret gjatë procesit shqyrtues.

Në një postim në Facebook, të martën, Hajdari publikoi një fotografi me Kurtin, me falënderimet për të për përkrahjen që ia ka dhënë.

Kur kishte dalë në pah afera e rezervave shtetërore, Kurti i kishte dalë në mbrojtje publikisht Hajdarit.

Ai, ndër të tjera, kishte theksuar se “kam besim të plotë në Ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj”.

LAJME

KAPJA E EGËR E SHTETIT Në VV janë bindë se sa më shumë krim aq më shumë vota

RINUMËRIMI Gati 15 mijë vota diferencë nga numërimi fillestar

ZGJEDHJET LOKALE Peci emëron Drejtore në Komunë motrën e Prokurorit që hetoi keqpërdorimin e votave në Mitrovicë

FAKT YOU

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

MJESHTËRIA E HUMBJES Si po ia mundëson Lumir Abdixhiku fitoret mbi 50% Albin Kurtit

Ekskluzive EKSKLUZIVE

QOSHEVE ME FASHIZMIN Edhe Xhelal Sveçla takohej me ministrin e Vuçiçit dhe ekstremisten serbe në Zvicër

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani