Në 760 metra thellësi janë ngujuar 18 minatorë të Minierës së Trepçës si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike nga djegia e trafos.

Për media është deklaruar përfaqësuesi i sindikatës së minatorëve, i cili tha se minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore, përpos lodhjeve fizike.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me minatorët të cilët janë brenda. Deri tash nuk kemi shqetësime të mëdha, vetëm një minator i ri nuk është i informuar mirë me rrethanat. Nuk janë paraqitur lëndime, pos ngarkesave psikike dhe lodhjeve fizike”, tha ai.

Ndër të tjera, ai tha se nëse vazhdojnë të qëndrojnë shumë gjatë në atë thellësi, mund të ketë pasoja shëndetësore.