Milorad Dodik sot është denuar nga Gjykata e Apelit në Bosnie e Hercegovinë me 1 vit burgim dhe 6 vjet ndalesë politike për të qenë lider i Republika Srpskës. Ai tha për gazetarët se nuk e respkton vendimin dhe se do t’u drejtohet partnerëve për ndihmë.
Nuk ka kaluar shumë dhe ai i ka reaguar me një postim në rrjetin e tij social X.
Ai e nisi postimin me një thënie të Trump në shtator të 2024: “Është koha të ndalen gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet, luftërat ligjore apo paditë e rreme kundrejt meje”
Tutje, ai vazhdoi duke thënë “më ndjekën penalisht sepse nuk mundën t’i vendosin 1 milionë serbë në gjyq. Por, historia na mëson çfarë ndodh kur gjyqësori kthehet në armë për përfitime politike – nga Amerika deri këtu. Populli fiton. Gjithnjë.”