Në teatrin e përhershëm të lojës “patrioti dhe tradhtari” kundrejt Listës Serbe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në këtë mbledhje, vulosi rezultatet e të gjitha subjekteve politike, përveç atyre të Listës Serbe.

Vendim ky krejtësisht jashtëligjor, gjë që edhe u konfirmua më vonë. Përfaqësuesit e Vetëvendosjes votuan kundër, ndërsa ata të partive të tjera, të frikësuar se mos duken jopatriotë, abstenuan.

Por, a janë vërtet kaq shumë kundër Listës Serbe sa duken partitë shqiptare?

Jo. Asnjëra.

Nëse shohim shumën e mjeteve të përfituara nga Lista Serbe gjatë viteve të fundit, para që merren me aprovimin e partive shqiptare, atëherë shihet një film tjetër.

348 mijë euro iu aprovuan Listës Serbe në vitin 2021.

350 mijë euro të tjera në vitin 2022.

315 mijë euro në vitin 2023.

Në vitin 2024 iu ndanë 360 mijë euro. E në vitin 2025, 270 mijë euro të tjera.

Gjithsej, 1 milion e 643 mijë e 868 euro për vetëm pesë vjet.

Të gjitha këto para u ndanë me votën e të gjitha partive shqiptare, përfshirë edhe Vetëvendosjen.

Pra, të gjitha partitë shqiptare votuan, firmosën dhe financuan hipokrizinë politike me para publike.