“Miku im i madh është Milan Radojiçiç”, dëgjohet duke thënë Fatmir Sheholli, tashmë i arrestuar nga institucionet e Kosovës për spiunazh, në një audio-incizim që e ka publikuar Radio Televizioni i Kosovës.

Këtu Sheholli po flet me një përfaqësues të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që dirigjohet nga Beogradi zyrtar.

Ai, në këtë audio-incizim, bisedon me dy persona – një burrë dhe një grua.

“Unë kam përkrahje të madhe në Serbi. Kam përkrahje jashtëzakonisht të madh nga Lista Serbe në gjithçka. Ashtu duhet të jetë. Unë kam përkrahje të madhe në Serbi”, thotë Sheholli, derisa tregon për miqësinë e tij me kryeterroristin Radojiçiç.