Një aktakuzë është ngritur ndaj ish-ndihmëses së prokurorit Jack Smith – në procesin e ndjekjes penale kundër presidentit Donald Trump.

Shefi i FBI-së, Kash Patel, ka njoftuar në platformën X se Carmen Lineberger akuzohet për vjedhjen e dokumenteve të hetimit.

“Dyshohet se i kishte dërguar materialet konfidenciale në emailin e saj personal, duke i maskuar ato si receta ëmbëlsirash për t’i fshehur nga kërkimet në evidencë”, ka shkruar ai.

🚨 This afternoon, a former managing assistant U.S. Attorney who supported Jack Smith’s politicized investigation of President Trump has been charged with stealing the confidential investigation documents.

Carmen Lineberger allegedly emailed the confidential material to her…

— FBI Director Kash Patel (@FBIDirectorKash) May 20, 2026

Jack Smith është prokurori që ngriti aktakuzën kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka hije të forta dyshimi për punën e tij në Hagë – për qasje politike, prova të manipuluara nga Serbia, bashkëpunim me dëshmitarë të dyshuar për lidhje me Shërbimin Sekret Serb dhe fshehje të provave shfajësuese.

Sipas një njoftimi të Departamentit të Drejtësisë në Florida, ish-ndihmësja e Smith ka aktakuzë edhe për “vjedhje të parave ose pronës së qeverisë me vlerë më të vogël se 1 mijë dollarë”, shkatërrim, ndryshim ose falsifikim të evidencave në hetime federale, si dhe fshehje, largim ose dëmtim të dokumenteve publike.

Siç thuhet në aktakuzë, e pandehura i fshehu veprimet e saj duke ruajtur kopjet elektronike të dokumenteve qeveritare me emra mashtrues skedarësh si “recetë për tortë me çokollatë” dhe “recetë për kek bundt”, përpara se t’i dërgonte ato në email-et e saj personale.

“Sa i përket raportit të DOJ-së, aktakuza pretendon më tej se e pandehura ka vepruar duke e ditur se transmetimi i dokumentit jashtë DOJ-së shkelte drejtpërdrejt urdhrin e gjykatës dhe pengonte administrimin e duhur të procedimit penal në fjalë”, thuhet në një njoftim të Departamentit të Drejtësisë në Florida.

Nëse shpallet fajtore, Lineberger mund të përballet me deri në 20 vjet burgim për shkatërrim, ndryshim ose falsifikim të evidencave në hetime federale; tre vjet burgim për fshehje, largim ose dëmtim të dokumenteve publike; si dhe deri në një vit burgim për secilën akuzë për vjedhje të pronës qeveritare me vlerë më të vogël se 1 mijë dollarë.