Qais Al-Khazali, udhëheqës milicie që ishte shpallur terrorist ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e që është aleat i rëndësishëm i Iranit, po kërkon të zbutë imazhin e tij në një rrugëtim për tu bërë një nga politikanët kryesorë në Irak.

Suksesi i Lëvizjes së tij Asa’ib Ahl al-Haq në zgjedhjet parlamentare të martën do të përbënte një hap tjetër në përpjekjet e tij për ta rigjetur veten, duke i dhënë atij më shumë influencë në lidershipin e Shi’itëve dhe pozicion të mirë për formimin e qeverisë.

Një përformancë e mirë po ashtu do ta çimentonte tranzicionin e grupit të tij nga milici e armatosur në forcë politike, si dhe do të ndihmonte në forcimin e fraksioneve pro-Iranit në skenën politike të Irakut.

I arrestuar në vitin 2007, ai u lirua nga një kamp amerikan pas tri vitesh dhe konsiderohet të jetë i dyshuari kryesor për kidnapimin e programerit britanik, Peter Moore.