MESAZHI SHBA: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese

SHBA kërkon partner në Kosovë që shmang veprimet destabilizuese.

MESAZHI SHBA: Na duhet partner që shmang veprimet destabilizuese

Flamuri i Kosovës dhe i SHBA-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për një partner në Kosovë, që e kupton nevojën për shmangie të veprimeve destabilizuese, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Kosovë.

Këto komente, ai i ka bërë në një përgjigje për Radio Evropën e Lirë, pak ditë pasi që u njoftua se SHBA-ja ka pezulluar për një afat të pacaktuar Dialogun Strategjik, për shkak të veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Ne dëshirojmë të ecim përpara me Qeverinë në detyrë, por na nevojitet një partner që e kupton domosdoshmërinë për të shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar të avancojë stabilitetin rajonal dhe të mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, theksoi ai.

Zëdhënësi ka treguar se këto shqetësime ia kanë shprehur edhe kryeministrit Kurti, me të cilin thotë se e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, mban takime të rregullta.

“Ne ia kemi shprehur drejtpërdrejt kryeministrit shqetësimet tona në këto takime, dhe e kemi bërë plotësisht të qartë qëndrimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”, deklaroi.

Nga kjo ambasadë nuk kanë treguar se cilat kanë qenë veprimet e kryeministrit Kurti që çuan në vendimin e saj për ta pezulluar pa afat dialogun strategjik.

Ai shtoi se SHBA-ja “do të vazhdojë t’i vlerësojë veprimet e Qeverisë në detyrë”, duke mos dhënë më shumë hollësi.

Zëdhënësi siguroi se SHBA-ja do të mbetet gjithmonë mike e ngushtë e popullit të Kosovës dhe është plotësisht e përkushtuar ndaj partneritetit me Kosovën, por shtoi se u kërkon partnerëve të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri.

Të premten, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë njoftoi se Washingtoni ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë, përkatësisht të kryeministrit Kurti.

Dialogu Strategjik është një proces që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht Departamenti Amerikan i Shtetit zhvillon me vende të ndryshme të botës. Synimi i tij është avancimi i marrëdhënieve bilaterale.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin