PARALAJMËRIMI Hovenier thotë se Administrata e Trump, nëse injorohet, është më e gatshme për veprime

"Por, do të thosha se kjo administratë – pjesë e së cilës nuk jam – ka qenë më e gatshme për të ndërmarrë veprime që administratat e tjera nuk i kanë ndërmarrë".

PARALAJMËRIMI Hovenier thotë se Administrata e Trump, nëse injorohet, është më e gatshme për veprime

Jeffrey Hovenier

Ish-ambasadori i Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka sinjalizuar se administrata e Donald Trump mund të ndërmarrë më shumë veprime ndaj Kosovës, nëse e konsideron se po injorohet.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se nuk ka një përgjigje të qartë nëse SHBA-të do të vendosin kushte për bashkëpunim, por shtoi se kjo administratë dallon nga të tjerat.

“Nuk e di përgjigjen. Mund të them vetëm se është prioritet amerikan që Kosova të jetë e sigurt… Por, do të thosha se kjo administratë – pjesë e së cilës nuk jam – ka qenë më e gatshme për të ndërmarrë veprime që administratat e tjera nuk i kanë ndërmarrë. Prandaj, çdo qeveri e Kosovës duhet të sigurohet që të bashkëpunojë ngushtë me SHBA-në”, deklaroi Hovenier.

Ai theksoi se tashmë Amerika nuk e ka më në qendër të vëmendjes Ballkanin, por Kosova nuk do të braktiset.

“Mendoj se kjo është e vërtetë. SHBA-ja është një fuqi globale dhe mund të ndjekë zhvillimet e interesat e saj kudo në botë. Por është e vërtetë se në vitet ’90 dhe fillim të viteve 2000, çështja e Kosovës merrte vëmendje të drejtpërdrejtë nga presidenti, sekretari i Shtetit, këshilltari i Sigurisë Kombëtare dhe sekretari i Mbrojtjes. Tani nuk është më kështu – dhe kjo është diçka pozitive. Do të thotë se është bërë më e rregullt, më normale”, tha ai.

Hovenier shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të braktisin partneritetin me Kosovën, por dallojnë mes përkushtimit ndaj shtetit e popullit dhe raportit me qeveritë e veçanta.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të braktisin partneritetin me popullin e Kosovës. Por, ne bëjmë dallimin midis përkushtimit tonë ndaj Kosovës – shtetit, popullit dhe institucioneve – dhe çdo qeverie të veçantë. Dhe është e qartë se administrata e Trumpit ka shqetësime për cilësinë e partneritetit me Qeverinë e kryeministrit në detyrë, Kurti”, tha Hovenier.

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos