Edhe zyrtarisht, Dhomat e Specializuara të Hagës kanë njoftuar se gjyqi në rastin “12” kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut e Hajredin Kuçit do të fillojë më 27 shkurt në orën 09:30. Njoftimi i Speciales i lëshuar sot, vjen pikërisht në ditën e 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Më 27 shkurt, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. Seanca është planifikuar të fillojë në orën 09:30 dhe të përfundojë në orën 16:00”, thuhet në komunikatë.

Në rastin “KSC-BC-12”, të lartëpërmendurit akuzohen për pengim të drejtësisë. Prokuroria e Speciales pretendon se veprat penale u konsumuan gjatë vizitave në objektin e paraburgimit.

Ndaj ish-Presidentit Thaçi në këtë rast rëndojnë gjithësej 11 akuza.