Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.

Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij, Endrit Thaçi, i cili përmes një postimi në “Instastory” tregoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të atin, që po mbahet në paraburgim në Hagë.

Sipas tij, Thaçi është shfaqur i prekur dhe thellësisht i pikëlluar nga humbja e bashkëluftëtarit të hershëm të UÇK-së.

“Sapo përfundova një bisedë telefonike me babin. Ishte thellësisht i pikëlluar me ndarjen nga jeta të luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Sahit Jasharit. Nga Haga, ai më kërkoi t’ia përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari, bashkëluftëtarëve dhe miqve. Ata që iu përgjigjën të parët kushtrimit të lirisë nuk do të harrohen kurrë”, thuhet në postimin e Endrit Thaçit.

Postimi i Endrit Thaçit.