MES LUFTËS E PAQES Irani dhe SHBA do të bisedojnë të premten në Oman

Përpjekja diplomatike vjen në një kohë tensionesh të shtuara, teksa SHBA-ja po forcon praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme dhe aktorë rajonalë po përpiqen të shmangin një përballje ushtarake që shumëkush druhet se mund të përshkallëzohet në një luftë.

MES LUFTËS E PAQES Irani dhe SHBA do të bisedojnë të premten në Oman

Ayatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit dhe Donald Trump, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime në Oman të premten, thanë zyrtarë nga të dyja palët, edhe pse mbeten në kundërshti lidhur me këmbënguljen e Washingtonit që negociatat të përfshijnë arsenalin raketor të Teheranit dhe zotimin e Iranit për të diskutuar vetëm programin e tij bërthamor.

Përpjekja diplomatike vjen në një kohë tensionesh të shtuara, teksa SHBA-ja po forcon praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme dhe aktorë rajonalë po përpiqen të shmangin një përballje ushtarake që shumëkush druhet se mund të përshkallëzohet në një luftë më të gjerë.

Mospajtimet ditët e fundit mbi përmbajtjen dhe vendin e bisedimeve kanë ngritur dyshime nëse takimi do të zhvillohej, duke lënë të hapur mundësinë që presidenti amerikan Donald Trump të realizojë kërcënimin e tij për të goditur Iranin.

I pyetur të mërkurën nëse Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duhet të shqetësohej, Trump i tha NBC News: “Do të thosha se ai duhet të jetë shumë i shqetësuar. Po, duhet të jetë.” Ai shtoi se “ata po negociojnë me ne”, por nuk dha më shumë detaje.

Pas deklaratës së Trumpit, zyrtarë amerikanë dhe iranianë thanë se të dyja palët kishin rënë dakord të zhvendosnin vendin e bisedimeve në Muskat, pasi fillimisht ishte pranuar Stambolli.

Megjithatë, nuk kishte asnjë tregues se ishte arritur dakordësi për agjendën.

Irani ka këmbëngulur që negociatat të kufizohen vetëm në diskutimin e mosmarrëveshjes së tij të hershme bërthamore me vendet perëndimore.

Por Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paraqiti një qëndrim ndryshe të mërkurën. “Nëse iranianët duan të takohen, ne jemi gati,” u tha Rubio gazetarëve. Por ai shtoi se bisedimet duhet të përfshijnë edhe gamën e raketave balistike të Iranit, mbështetjen e tij për grupet e armatosura aleate në gjithë Lindjen e Mesme dhe trajtimin e qytetarëve të vet, përveç çështjeve bërthamore.

Një zyrtar i lartë iranian tha, megjithatë, se programi raketor i Iranit ishte “jashtë diskutimit”. Një zyrtar tjetër i lartë iranian shtoi se Teherani do t’i mirëpriste negociatat për çështjen bërthamore, por se këmbëngulja e SHBA-së për të trajtuar çështje jo-bërthamore mund t’i rrezikonte bisedimet.

Zyrtarët thanë se dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, pritej të merrte pjesë në bisedime, së bashku me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe ministrin e jashtëm iranian, Abbas Araqchi.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin