Kjo fotografi që po shihni është realizuar në Greqi, mes data 5 e 9 korrik 2026, jo shumë metra larg bregdetit grek.
Këtu, shfaqen Rita Augestad Knudsen, bashkëshortja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe pranë saj, në anën e djathtë, Miguel Ángel Moratinos, ish-Ministër i Jashtëm i Spanjës.
Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës, por është e vështirë ta gjesh një tjetër spanjoll që është kaq ekstrem kundër njohjës së Kosovës sesa Moratinos.
Vazhdimisht, ritheksonte frazën se shpallja e Pavarësisë së Kosovës, bie ndesh me të gjitha ligjet ndërkombëtare.
Siç është kjo deklaratë
“Qeveria spanjolle nuk do ta njohë aktin unilateral të shpallur dje nga Asambleja e Kosovës dhe nuk do ta njohë atë sepse ne nuk konsiderojmë se ai respekton ligjshmërinë ndërkombëtare. Qeveria spanjolle gjithmonë ka mbrojtur respektimin e ligjshmërisë ndërkombëtaree mbrojti atë kur vendosi të tërhiqte trupat e veta nga Iraku, e mbron atë tani kur bëhet fjalë për një shkëputje (secesion) të një shteti.”
Në një shtet mos-njohës, me pjesëmarrës kundërshtarë të Pavarësisë së Kosovës, Kurti e bashkëshortja e tij qëndruan për disa ditë në Simpoziumin që organizohet nga njeriu, i cili, gjatë luftës e pas luftës në Kosovë, takohej e shtrëngonte duart me kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.
Por asgjë e çuditshme.
Sepse, të njëjtën ditë kur Kosova shpalli Pavarësinë, në Kosovë ishte një person që nuk festonte.
Ai ishte Albin Kurti.
Prandaj është e vështirë t’i kërkohet llogari gruas së kryeministrit për shoqërimin e kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës, kur e kemi vetë kryeministrin që ishte i tillë.








