Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se emisari i tij special Steve Witkoff do ta viitojë Rusinë javën e ardhshme për të vazhduar bisedimet mbi luftën në Ukrainë.

Trump tha se Witkoff do ta vizitojë Moskën “mendoj javën tjetër, të mërkurën ose të enjten”.

Trump ka kërcnuar me tarifa të ashpëra mbi Rusinë nëse dështon të arrijë një armëpushim me Ukrainën.

Ai gjithashtu ka thënë se dy nëndetëse nukleare janë ripozicionuar në rajonin rus pas një fjalojsje që pati me ish presidentin Medvedev.