Merret në pyetje Besnik Bislimi Kritikon Prokurorinë për “luftë politike”

Rritet numri i qeveritarëve të intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Merret në pyetje Besnik Bislimi Kritikon Prokurorinë për “luftë politike”

Besnik Bislimi

Asnjë fjalë nuk e ka thënë para gazetarëve zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, i cili dëshmoi sot në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e dhënies me qera të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.

Pas intervistimit, përmes një reagimi në rrjetin e tij social “Facebook,” i dyti i Qeverisë ka akuzuar Prokurorinë për “luftë politike”.

“Intervista zgjati diku 1 orë e 30 minuta dhe përgjatë kësaj kohe nuk kishte asnjë pyetje që mund të cilësohet si pyetje drejtuar një dëshmitari”, ka shkruar Bislimi.

Ai ka shtuar se Prokuroria duhet ta rishikojë qasjen e saj, teksa ka theksuar se “përfundimi se qëllimi parësor i kësaj interviste ka qenë prodhimi i lajmit medial, ku eksponentë të qeverisë bëhen pjesë e titujve bashkë me termin ‘skandal’.

Pos Bislimit, për këtë rast muajin e kaluar është intervistuar nga organi i akuzës edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci dhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha.

Gjatë muajit maj, dikasteri i drejtuar nga Peci është bastisur nga hetuesit policorë pas raportimit të gazetarit Lirim Mehemtaj për “dallaveret” për dhënien me qera të fabrikës për mbetje shtazore.

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos