Gërmimet në Zubin Potok, ku dyshohet se mund të ketë mbetjemortore, mobilizuan pothuajse të gjithë kabinetin qeveritar.
E pazakontë apo jo?
Qeveria e Albin Kurtit po tenton të marrë merita për një aksion që po udhëhiqet nga Prokuroria Speciale, nën drejtimin e kryeprokurorit Blerim Isufaj, një prej figurave që pushteti e ka kundërshtuar më së shumti në sistemin e drejtësisë.
“Pikërisht ky prokuror dëshiron të bëhet kryeprokuror për kundër vullnetit të Presidentes së Republikës, të Kryeparlamentarit të Kosovës dhe të Kryeministrit të Qeverisë”, kishte deklaruar Albin Kurti.
Megjithatë, pavarësisht thirrjes së Prokurorisë Speciale që tëmos bëhen deklarime dhe të mos shpërndahen informacione të pakonfirmuara lidhur me dyshimet, zyrtarë qeveritarë dolën publikisht duke e paraqitur këtë zhvillim sikur të ishte një rast i paprecedentë.
Në fakt, institucionet e Kosovës kanë vite që zhvillojnë gërmimedhe kërkime për personat e zhdukur gjatë luftës.
Deri më sot, në Kosovë janë hapur mbi 2.500 lokacione kërkimi.
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka zhvilluar gërmime edhe në Serbi, përfshirë Kizhevakun, ku janë gjetur mbetjet mortore të nëntë viktimave të luftës, si dhe në Rudnicë të Rashkës, ku janë identifikuar shtatë viktima.
Vetëm gjatë vitit 2021 u gërmuan nëntë lokacione të ndryshme, ndër to edhe në Mitrovicën e Veriut.
Derisa familjet e personave të zhdukur presin përgjigje, mbetet Prokuroria Speciale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore ato qëudhëheqin procesin e hetimeve dhe gërmimeve.
Qeveria, në anën tjetër, ka përgjegjësinë të ndërtojë politika dhetë sigurojë mbështetjen institucionale për këtë proces, e jo tëmarrë rolin e atyre që dalin në terren.








