Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka treguar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka ftuar sërish në një takim për të diskutuar rreth situatës politike në vend.
Gjini tha se mesazhin nga Kurti e ka pranuar para dy-tre ditësh, ndërsa ka bërë të ditur se e ka refuzuar ftesën.
“E kam marrë një SMS në të cilin është kërkuar me u taku edhe me folë për veprimet strategjike. Para dy-tri ditësh. Zakonisht nuk i flas këto sende, po s’kam qysh mos me i fol, ai vet e ka dërguar SMS-in, nuk shoh fare asnjë seriozitet as qëllim të mirë. Asgjë nuk shoh”, tha Gjini në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
Ai ka shprehur dyshime për qëllimin e kësaj ftese, duke thënë se ajo mund të jetë pjesë e një përpjekjeje për të arritur deri te fajësimi.
“Vetëm është lojë për me mbërri deri te fajësimi”, tha Gjini.
Kreu i AAK-së ka thënë se Aleanca nuk mund të fajësohet për situatën aktuale politike, pasi, sipas tij, në këtë fazë nuk është ajo që vendos nëse vendi shkon në zgjedhje.
“Aleancën nuk mundet me u fajësu për shkak se në këtë fazë, paradoksalisht, ne nuk jemi ata që as i shpallim zgjedhjet, as e ndalim shpalljen e zgjedhjeve. Ne kishim dashur me qenë krejt ndryshe, edhe ka me qenë ndryshe shumë shpejt, por në këtë moment nuk mundet me u fajësu Aleanca”, tha Gjin









