Vox Kosova merr vesh se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pritet të takohen sonte.
Sipas burimeve të Vox Kosova, në fokus të takimit pritet të jetë çështja e zgjedhjes së presidentit konsensual dhe zgjidhja e ngërçit aktual politik.
Kurti ka insistuar që institucionet e reja të mos konstituohen pa u zgjidhur paraprakisht çështja e presidentit.
Në anën tjetër, LDK-ja ka deklaruar se ka hequr dorë nga kërkesat për pozita në institucionet e vendit, ndërsa, siç ka thënë Abdixhiku, partia është pro një presidenti konsensual.
Takimi i paralajmëruar mes Kurtit dhe Abdixhikut vjen në një kohë kur partitë politike po përballen me presion për të gjetur një zgjidhje për ngërçin institucional.
Mbetet të shihet nëse takimi i sonte do të sjellë ndonjë dakordim mes dy liderëve për çështjen e presidentit.









