Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sërish, në orët e para të mëngjesit, ka paralajmëruar protestuesit në Tiranë “se do të përballen penalisht” për veprimet e tyre.
“Dhe kush e mori peng kryeqytetin duke eksportuar këtu terrorin dhe duke bërë këtu lojën e të tjerëve në emër të studentëve e duke u vënë në ballë të studentëve përmes fytyrës së mbuluar, duhet ta dijë se do të përgjigjet, ligjërisht, penalisht dhe shkallës së shkeljes së bërë”, tha Rama.
I pari i Qeverisë shqiptare në anën tjetër ka vendosur sërish karriget me kërkesën për dialog me studentët.
“Jam i gatshëm kudo qoftë, në çdo orë me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë me njerzillëk dhe shkëmbim e ballafaqim pikëpamjesh. Kundërshtia me dhunë e forcë dhe që bie ndesh me fillin e arsyes nuk i imponohet domosdoshmërisë për dialog në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans të kthehet”, tha Rama.
Këtë të premte, protesta studentore ka hyrë në ditën e 11-të.
Sipas raportimeve nga mediat shqiptare, në tubim do të jenë edhe pedagogët.









