Aivo Orav, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, ka njoftuar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar që zbatimi i Ligjit per të Huajt dhe për Automjete të bëhet me disa masa shtesë për banorët serbë dhe personat me leje qëndrimi në Kosovës, të cilat përfshijnë edhe njohjen e ID kartelave të strukturave paralele serbe në Kosovë.

Orvan njoftoi kështu gjatë konferencës për media të Kurtit dhe mysafirit të tij të hershëm këtë të shtunë, Peter Sorensen, Emisar i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi. 

“Jemi përqendruar për zbatimin e ligjit për të huajt, që do të fillojë nga nesër. Kemi pasë bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës gjatë javëve të fundit dhe sot është arritur pajtimi zbatimit të Ligjit mbi të Huajt me disa masa përmbajtjesore shtesë, sidomos kur bëhet fjalë për regjistrimin e banorëve serbë të Kosovës dhe personave me leje qëndrimi të përkohshme”, ka deklaruar Orvan.

“Qeveria e Republikës së Kosovës po ashtu do të hapë një dritare të re tre-mujore për të mundësuar qytetarëve serbë të regjistrojnë faktet civile, të cilat deri më 15 mars 2026 janë regjistruar nga strukturat ilegale. Në këtë periudhë, aplikantëve do i lejohet përdorimi ID kartës, ekskluzivisht si mjet identifikimi, të lëshuar nga strukturat jolegale”, ka deklaruar Kurti.

Ligji për të Huajt dhe ai për Automjete ka nxitur reagime të komunitetit serb në Kosovë dhe përfaqësues politikë të Beogradit.

Kjo pasi këto ligje parashohin që personat që nuk kanë dokumente të Kosovës duhet të pajisen me leje qëndrimi dhe automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë në Kosovë më shumë se tre muaj ose me autorizim. Kjo gjë është problematike për qytetarët serbë, dokumentet e shtetit të të cilëve nuk i njeh Kosova.