Qeveria në detyrë e Kosovës, ka hapur një llogari të dedikuar për pranimin dhe evidentimin e të hyrave nga konfiskimi i pasurisë.

Duke mos dhënë shumë detaje, ndërmjet një email-i Qeveria në Detyrë njoftuan se kanë “miratuar vendimin për autorizimin e Ministrisë së Financave që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e një llogarie të dedikuar, në kuadër të Llogarisë së Vetme të Thesarit (LlVTH), me emërtimin ‘Fondi i Konfiskimit’.”

Pos këtij vendimi, në mbledhje të Qeverisë është miratuar edhe Raporti i Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në subjektet e sektorit publik, për vitin 2025.

Njoftimi i plotë:

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka:

 – Miratuar Raportin e Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike, në Subjektet e Sektorit Publik, për vitin 2025.

 – Miratuar vendimin për autorizimin e Ministrisë së Financave që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e llogarisë së dedikuar, në kuadër të Llogarisë së Vetme të Thesarit (LlVTH) me emërtimin “Fondi i Konfiskimit”. Llogaria e dedikuar do të shërbejë vetëm për pranimin dhe evidentimin e të hyrave nga konfiskimi i pasurisë me vendim të formës së prerë.