Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka marr mundin të tentoj të i përgjigjet disa pyetjeve të cilat në disa statuse ia ka shtruar Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Gjithsesi, mes rreshtash ajo tenton të shfajsojë veten nga bisedat që i tregonte ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi kur të ketë reduktime në Kosovë madje të përcjellura me ofendime për kryetarin e Kryeqytetit.
“Përpami, ti as idenë nuk e ke çka ke shkruar. Po si çdo i korruptuar je dhe i pafytyrë. Nagip Krasniqi ka qenë dhe do të jetë profesionist i shkëlqyer që ka punuar dhe do të punojë në këtë vend. Unë kam folur me të dhe plot si ai sepse punoj këtu dhe do të punoj sa të kem jetë. Po unë nuk bëj si dikur ti. Që vije vërdallë korridoreve të ish Kryetarit Ahmeti me kap ndonjë kockë. Ashtu duke u rrasur në zyrë me ndonjë “ide”. Ne që të kemi parë aty e dimë si je dukur atë botë. Bash si interieristi i Hamamit. Manipulant i mafiozëve”, shkroi Mihali.
Mihali ka përmendur edhe kohën kur ka qenë NON-GRATA në Kosovë dhe e ka arsyetuar në formë qesharake duke thënë se ishte krejt për shkak të angazhimit të saj për vendin tonë.
“Meqë e ke hallin e ndalesës, në vitin 2016, si të tjerë protestues nga jashtë Kosovës e kam pasur nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Ngase protestoja bashkë me qindra mijëra shqiptarë të tjerë, bllokun opozitar, mijëra shqiptarë nga Shqipëria, mërgata, kundër Zajednicës. Aq e padrejtë dhe e bazë ishte ajo ndalesë, saqë edhe Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit, e kanë rrëzuar atë vendim. E paraprakisht, që në verën e vitit 2017, kur LDK-PDK ende qeveriste, e Skënder Hyseni, ministër i Brendshëm, nuk kam pasur më asnjë ndalesë hyrje në Kosovë”, shtoi Dejona e Vetëvendosjes.
Në fund, Mihali e ka bashkëangjitur një kërcënim, sikur të ishte Kryeprokurore e Shtetit duke thënë se do të punojnë me aktivistë të VV-së të përfundoj kryetari i Prishtinës në pranga.
“Unë do të përgjigjem, por që me e dit ti, çdo ditë do të jem duke punuar, bashkë me mijëra aktivistë të tjerë që të të shohim ty me pranga në duar e para gjykatës” tha Dejona Mihali.









