Anëtarët e Këshillit Prokurorial që intervistuan Zejnullah Gashin për Kryeprokuror, në një intervistë publike aspak sfiduese, në ditën kur kanë thirrur Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn, për raportim, po tregohen paarsyeshëm të ashpër ndaj tij.
Madje, një nga anëtarët, Visar Kransiqi, duke thënë se s’ka statistika, por beson që Prokuroria Speciale do të rezultojë si Prokuroria më e dobët ndër prokuroritë në vend.
Blerim Isufaj iu kthye se kjo formë është paragjykim dhe iu drejtua me statistika që Prokuroria Speciale ka bërë punë të shkëlqyer.
Përfshirë arrestime të ministrave, kallëzime penale ndaj tyre, goditje të grupeve narkotike, bashkëpunim me FBI-në dhe shpallje të aktgjykimeve për këto raste.
Raportimi i Blerim Isufajt po vazhdon akoma para anëtarëve të Këshillit Prokurorial.









