MË SË SHUMTI Vetëvendosja shpenzoi rreth 1 milion euro për zgjedhje lokale

VV-ja ka shpenzuar rreth 1 milion euro për zgjedhjet lokale.

MË SË SHUMTI Vetëvendosja shpenzoi rreth 1 milion euro për zgjedhje lokale

Albin Kurti

Rreth 1 milion euro është shuma që Lëvizja Vetëvendosje i ka shpenzuar në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Sipas raportit të paaudituruar të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, që i ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për periudhën 9 qershor deri më 9 nëntor 2025, Vetëvendosja ka shpenzuar plotë 992 mijë e 562 euro e 74 centë.

Sipas këtij raporti, për këtë periudhë kohore, VV-ja ka pasur të hyra totale prej 604 mijë e 13 euro e 40 centë. Deficiti rreth 400 mijë euro.

802 mijë e 265 euro janë shpenzuar për reklama, konferenca e reprezentacion. 118 mijë e 468 euro e 75 cent janë shpenzuar për transport, ndërsa 56 mijë e 676 euro e 1 cent janë shfrytëzuar për shpenzime të përgjithshme dhe 2 mijë e 225 euro janë shpenzuar për paga dhe kompensime.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës, për të njëjtën periudhë kohore, ka realizuar të hyra totale prej 248 mijë e 543 euro e 18 centë. Shpenzimet e fushatës kanë arritur në mbi 277 mijë euro. Deficiti prej 24 mijë e 228 euro e 88 centë.

25 mijë e 780 euro PDK-ja ka deklaruar donacione dhe kontribute në të holla. Ndërsa, 222 mijë e 763 euro e 18 centë kontribute në natyrë, në formë mallrash dhe shërbimesh.

Në këtë periudhë kohore, LDK-ja ka shpenzuar mbi 203 mijë euro. 185 mijë, pra pjesa dërrmuese e tyre, u shpenzuan për reklama.

E AAK-ja ka deklaruar shpenzime për fushatën zgjedhore rreth 25 mijë euro.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin