MË NË FUND Trump i drejtohet Rusisë si agresor në luftën kundër Ukrainës

"...kur je agresor, humb më shumë”, ka thënë Trump ndër të tjera.

MË NË FUND Trump i drejtohet Rusisë si agresor në luftën kundër Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, më në fund i është drejtuar Rusisë si agresori në luftën kundër Ukrainës, duke demonstruar edhe më tutje forcimin e pozicionimit të tij kundrejt Moskës, raporton Politico.

Duke iu referuar humbjeve të trupave ruse dhe ukrainase, Trump u ka thënë gazetarëve “8 mijë ushtarë kanë vdekur këtë javë, nga të dyja vendet. Disa më shumë nga Rusia, por kur je agresor, humb më shumë”.

Më parë, Trump refuzoi të dënonte Moskën për pushtimin, ne administratën e tij që kaloi në anën e Rusisë dhe Koresë së Veriut në shkurt për të refuzuar një mocion të OKB-së, i cili mbështeste integritetin territorial të Ukrainës. SHBA-të po ashtu kundërshtuan një deklaratë të G7 që e quante Rusinë agresor në shkurt. Trump e kishte akuzuar Ukrainën për luftën, duke thënë në prill: “Nuk fillohet një luftë kundër dikujt 20 herë më i madh se ti dhe pastaj të shpresosh që njerëzit të të japin raketa”.

Por, qëndrimi i Trump kundrejt Kremlinit ka ndryshuar përgjatë verës, me administratën e tij që ka zgjeruar presionin mbi Vladimir Putin, ndërsa presidenti rus po bllokon përpjekjet e Trump për të përfunduar diskutimet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos