Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka konfirmuar se Gjykata Supreme i ka hapur rrugë certifikimit përfundimtar të rezultatit zgjedhor dhe kjo do të ndodhë në mbledhjen e kësaj të hëne.
“Ju njoftoj se sot (e hënë, 9 shkurt 2026, ora 18:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës dhe në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025”, tha Elezi.
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara gjashtë ankesat administrative të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke konfirmuar kështu vendimet e këtij institucioni lidhur me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.









