Ish-Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dënohet me 1 muaj burgim me kusht në rastin e pengimit të drejtësisë.

“Ju shqiptohet dënim me kusht me burgim 1 muaj, që do të konsiderohet i kryer pas një viti në qoftë se nuk kryeni asnjë vepër tjetër penale sipas Kodit Penal të Kosovës”, tha gjyqtari i vetëm, Christopher Gosnell.

“Ju shpall të pafajshëm për mosbindje ndaj Gjykatës sipas 393 dhe sipas pikës 18 të aktakuzës dhe fajtor për mosbindje ndaj Gjykatës sipas nenit 393 dhe sipas pikës 19 të aktakuzës”, shtoi ai.

Në këtë rast, ish-Presidenti Hashim Thaçi, u dënua me 1 vit e 5 muaj burgim.

Të akuzuar ishin edhe Bashkim Smakaj, i cili u dënua 1 vit burgim, Fadil Fazliu, i cili po ashtu u dënua me 1 vit burgim, dhe Isni Kilaj, i cili u shpall i pafajshëm.