Është shtyrë seanca gjyqësore e fjalës hyrëse e ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Gjykata Themelore e Prishtinës këtë vendim e ka marrë pas kërkesë së mbrojtësit të të akuzuarit Krasniqi, avokatit Ibrahim Vyrtut Ibrahimaga.

Ndryshe, më 3 korrik të këtij viti, në nisje të gjykimit për aktakuzën ndaj tij, Krasniqi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ishte deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat e organit të akuzës.

Prokuroria Speciale e akuzon Krasniqin se ia ka mundësuar kompanisë sllovene “Holding Slovenske Elektrane” që të tregtojë energji elektrike në kundërshtim me ligjin, pra pa pasur licencë në Kosovë.

Dëmi që i ka shkaktuar shtetit, sipas Prokurorisë, është 3.2 milionë euro.