Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me gjuhë të rrugës ka sulmuar mediat në Kosovë, duke përmendur gjoja raportime për financime me para nga Serbia.
“Raportimet për financime me thasë parash nuk janë vetëm problem i etikes profesionale, ato janë kërcënim i drejtpërdrejt për integritetin e debatit publik. Sepse kur paraja hynë në mënyrë të padukshme, ajo nuk blen vetëm hapësirë mediatike, ajo blen ndikim, orienton narrativen dhe në fund deformon perceptimin e qytetarit”, deklaroi Kurti në fjalën e tij në Kuvend.
“Një qytetar i dezinformuar nuk është qytetar i lirë, ai është i manipuluar, edhe siç tregojnë raportimet ky manipulim po vjen nga armiqtë tanë, por që fatkeqësisht po gjejnë edhe argatin e tyre brenda vendit tonë. Ne nuk kemi asnjë interes t’i kufizojmë mediat, përkundrazi, kemi interes që ato të jenë më të forta, të pavarura, hulumtuese e kritike”, shtoi ai.
Para disa ditësh, VOX Kosova raportoi se është pikërisht Qeveria e Kurtit që ka financuar media serbe me seli në Kosovë të cilat sipas pushtetit e shtyjnë përpara narrativën e Beogradit.









