Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot, me fillim nga ora 12:00, Kuvendin e saj të punës.
Rendi i ditës për Kuvendin që do të mbahet në Venus Hotel, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, nuk është bërë i ditur akoma.
Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe mediat do të kenë mundësi të përcjellin vetëm fjalimin e Lumir Abdixhikut dhe fjalën që planifikohet të mbahet pas Kuvendit.
Kujtojmë se pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ofroi dorëheqjen e tij për të cilën tha se duhet të miratohet nga Kuvendi.
Ditë më parë, ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, shpalli kandidaturën e tij për kryetar të partisë më të vjetër në vend, duke thënë se dorëheqja e Abdixhikut tashmë është punë e kryer dhe nuk ka nevojë për një proces votëbesimi.









