Ish-presidentit, Hashim Thaçi, i ishte refuzuar vizita tek babai i tij i sëmurë në spital në Kosovë, një muaj para se ai të ndërronte jetë. Arsyeja nga gjyqtari paraprak ishte skandaloze: Sepse në Kosovë do të mbaheshin zgjedhjet më 09 shkurt.

Në një gjendje të rënduar emocionale shkaku i situatës së rëndë shëndetësore në të cilën gjendej babai i tij, Hashim Thaçi, më 28 janar 2025 i ishte drejtuar me një kërkesë Gjykatës Speciale, që ta lejonte ta realizonte një vizitë në Kosovë, konkretisht në Qendrën Klinike Universitare, aty ku ishte i shtrirë dhe po merrte trajtim babai i tij, Haxhiu. Kërkesën e ish-presidentit, përveç argumentimit nga palët tjera, e kishte në dorë gjyqtarja paraprake, Marjorie Masselot, në rastin “12”, aty ku Thaçi akuzohet për pengim të drejtësisë, shkruan VOX Kosova.

Përveç që nuk e konsideronte situatën e thoshte se babai i Thaçit “është në gjendje stabile shëndetësore”, gjyqtarja e Speciales atë ditë do të ndërmerrte një veprim që përbën një prej skandaleve më të mëdha të përzirjes së politikës në drejtësi. Argumentonte se vizita s’mund të kryhej, shkaku se “në Kosovë ishin zgjedhjet më 09 shkurt.”.

“Dorëzimet e Regjistruesit, paragrafët 19-38. Gjyqtari i Procedurës Paraprake vëren, në këtë fazë, se aspektet tashmë sfiduese të sigurisë dhe të realizueshmërisë së vizitës së kërkuar në paraburgim mund të bëhen edhe më të ndërlikuara, duke pasur parasysh zgjedhjet parlamentare të ardhshme, të planifikuara për 9 shkurt 2025”, argumentonte gjykatësja Masselot.

DOKUMENT:

Ashtu siç edhe pritej, më 31 janar, 10 ditë para zgjedhjeve, gjyqtarja ia refuzoi atij vizitën. Pas shumë kërkesave, Hashim Thaçi erdhi në Kosovë tek pas një muaji pasi kishin përfunduar zgjedhjet, më 13 mars 2025. Katër ditë më vonë, babai i tij, Haxhi Thaçi, vdiq.

DOKUMENT:

Se Gjykata Speciale po kalkulonte politikisht për efektin që mund të ketë prania e Thaçit në Kosovë, e kishte paralajmëruar edhe vetë ish-presidenti, kur në një deklarim në Speciale më 08 dhjetor 2024, thoshte se “s’është pjesë e garës elektorale në Kosovë”, dhe se “aktakuza e re ndaj tij kishte motive politike”.

“Krejt paparitmas para dy-tri ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, unë nuk paraqes rrezik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kërkoj edhe sot nga të gjithë kudo që jemi ulur, në secilën anë apo në çfarëdo unifrome që jemi në këtë sallë, të respektohet Kushtetua e Kosovës sepse Dhomat e Specializuar janë produkt i Kushtetutës së Kosovës”, deklaronte Thaçi, në një deklarim të tij në seancën fillestare për rastin “12”.

Gjykimi ndaj ish-presidentit në rastin për krime lufte ka hyrë në fazën finale me dëshmitarët e mbrojtjes që kanë nisur tanimë paraqitjet në gjykatore. Më 27 tetor, individë të tjerë, figura me peshë të kohës së luftës do të vazhdojnë dëshmitë e tyre.