Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka komentuar situatën e krijuar pas refuzimit të gjashtë deputetëve të LDK-së për Bekim Sejdiun.

Çuditshëm, ajo tha se konsideron që akoma ekziston marrëveshja.

“Unë konsideroj që marrëveshja ekziston. Po, ekziston një marrëveshje politike. Jo vetëm në Kosovë, por në çdo vend kur ka negociata politike, këto negociata udhëhiqen nga liderët dhe përfaqësues të tjerë të një partie politike”, tha Albulena Haxhiu.

Në një intervistë për Kanal10, ajo tha po ashtu që në Lëvizjen Vetëvendosje ka pasur konsensus për votimin e Bekim Sejdiut.

“Në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka pasur asnjë kundërshtim për Bekim Sejdiun”, tregoi U.D. Presidentja, Albulena Haxhiu.