Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale janë duke zhvilluar të martën aksion në disa lokacione në Prishtinë.
Aksioni është duke u zhvilluar edhe në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.
“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka thënë Luta.
Sipas raportimeve, bastisjet gjatë këtij aksioni po kryhen në disa qendra të cilat dyshohet se kanë funksionuar si call center.









