Një person është plagosur të hënën në Drenas, dyshohet se është qëlluar me armë nga një person i panjohur.
Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
“Viktima mashkull kosovar kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF Drenas pasi i njëjti kishte marrë plagë në këmbë, dyshohet nga arma e zjarrit nga një person i panjohur”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Për të vazhduar tretmanin mjekësor personi në fjalë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit kanë nisur hetimet.









