Ligji për Byronë e verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme është miratuar nga Kuvendi në seancën e së enjtes.
Në lexim të dytë, pro ligjit votuat 66 deputetë. Kundër nuk pati, ndërsa shtatë abstenuan.
Ligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Gjykata Kushtetuese ia kishte rrëzuar dy herë Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.
Një herë në vitin 2024 dhe së fundmi në fillim të 2026-së.
Ky ligj ka qenë tejet i proklamuar nga pushteti, madje për çdo aksion opozitar, thonin se “halli i tyre” është për shkak të këtij ligjit, i cili, realisht, siç e ka thënë edhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk konfiskon pasuri, por vetëm mbledh të dhënat.









