Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka miratuar një masë për rihapjen e qeverisë federale dhe përfundimin e mbylljes 40-ditore që ka pezulluar aktivitetin qeveritar.

Në një votim procedural, senatorët kanë miratuar përfundimisht një projektligj që më parë kaloi në Shtëpine e Përfaqësuesve e i cili do të amandamentohet të financojë qeverinë deri më 30 janar.

Ky ligj u miratua me ndihmën e disa demokratëve që kundërshtuan lidershipin e partisë. Republikanët u pajtuan të votojnë në dhjetor një vazhdimësi të subvencioneve të Aktit për Kujdes të Përballueshëm.

Vota për të avancuar ligjin kaloi me 60 për dhe 40 kundër.

“Duket se po i afrohemi përfundimit të mbylljes”, ka thënë presidenti amerikan Donald Trump.