Pierre-Richard Prosper, avokati i Hashim Thaçit, në një intervistë për VOX Kosova, ka kërkuar populli në Kosovë ta ketë vëmendjen në Gjykatën Speciale, sepse kështu, thotë ai, kthehet në mbrojë të drejtësisë atje.
“Është gjithmonë e rëndësishme për popullin që të shikojë dhe ta ketë vëmendjen. Sepse drejtësia po servohet në emrin e tyre. Dhe kur populli shikon njerëzit janë më të vëmendshëm kur flasin dhe e prezantojnë të vërtetën. Vëmendja e popullit është mburojë kundrejt abuzimit”, ka thënë Prosper.









