MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

Dren Paca është prokurori i cili qe më shumë se dy vjet në sirtarët e tij ka dosjen e Policisë për Faruk Mujkën, Artane Rizvanollin, Dejona Mihalin e Albulena Haxhiun.

I dyti nga ana e djathtë e fotografisë që po shihni, është Prokurori Special, Dren Paca.

Shihet, në një darkë me mish e verë me të arrestuarin për korrupsion, ish-drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazrekun.

Përballë tyre, Venhar Hana, një avokat i arrestuar për falsifikim dokumentesh.

Paca është prokurori i cili qe më shumë se dy vjet në sirtarët e tij ka dosjen e Policisë për Faruk Mujkën, Artane Rizvanollin, Dejona Mihalin e Albulena Haxhiun.

Konkretisht, komunikimet në Whatsapp të Mujkës me ministret Artane Rizvanolli dhe Albulena Haxhiun, si dhe Dejona Mihalin e Vetëvendosjes, në të cilat organizohet skema kriminale për ndikim politik në caktimin e tij si kryeshef në ndërmarrjen HidroEkonomike si, “Ibër – Lepenc”. E gjithashtu  punësimet joligjore të militantëve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Çuditërisht, as pas kësaj periudhe të gjatë kohore, Paca nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për ngritjen e aktakuzës, ndonëse provat janë – ndonëse janë të qarta.

Edhe pse, ndjekjen penale e bën në organin më të lartë të akuzës në Kosovë, në Prokurorinë Speciale, askund nuk gjendet një CV publike për të.

Paca karrierën në drejtësi e kishte nisur në Prokurorinë e Prishtinës. Transferimi i tij nga Prokuroria Themelore, në atë Speciale, kishte ndodhur në vitin 2020 – në kohën sa kryesues i Këshillit Prokurorial ishte personazhi i famshëm i aferës “Pronto”, Bahri Hyseni.

Në të njëjtën kohë sa punonte në Prishtinë, Paca ishte i punësuar gjithashtu edhe në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Paraprakisht, kishte punuar për disa vjet edhe në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Në deklarimin e pasurisë, Paca ka regjistruar 33 mijë euro rrogë vjetore, 38 mijë kursime, e 30 mijë tjera që ia dha hua dikujt.

VOX Kosova ka pyetur edhe Pacën privatisht, edhe institucionin ku punon zyrtarisht, se pse nuk ka lëvizur diçka në drejtim të ngritjes së aktakuzës për aferën Mujka, Rizvanolli, Haxhiu e Mihali, mirëpo nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Zell krejt tjetër të punës, ky prokuror tregonte në rastin e ish – ministres së Integrimeve Evropiane,  Dhurata Hoxha.

Në maj të 2020-ës raportohej për kontratën e dyshimtë të saj – në korrik të 2021-ës ngritej aktakuza.

Në rastin Mujka–Rizvanolli–Mihali, provat flasin vetë, por heshtja e prokurorit bën zhurmë më shumë.  

Kur emrat përkojnë me pushtetin, ligji zgjedh të presë pa afat.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin