Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Salih Zyba, e ka mbrojtur kryeparlamentarin Dimal Basha, i cili është bashkëautor në një punim ku kriminalizohet UÇK-ja.
“Ku po bazohesh a po spekulon a çka. Kush është anti-UÇK në Kosovë?”, ka thënë Zyba i nervozuar për VOX Kosova.
Zyba, në vend të përgjigjes për pyetjen konkrete, e ka pyetur gazetarin e VOX-it se “në çfarë cilësie” po flet dhe se “ku e keni selinë”.








